Tek nG Solars ofrojmë panele fotovoltaike të teknologjisë së fundit, me efikasitet të lartë dhe jetëgjatësi maksimale, të prodhuara në Zvicër nga kompania lidere Megasol.
Me dizajn modern dhe kapacitet të lartë prodhimi, panelet tona përshtaten me çdo lloj objekti – qoftë me pamje klasike, ose me integrim tërësisht estetik në fasadë apo kulm.
Prodhim energjie direkt nga fasada e ndërtesës
Fasadat solare shndërrojnë çdo sipërfaqe të jashtme të ndërtesës në burim energjie të ripërtrishme, duke sjellë kursime afatgjata.
Ngjyrë, teksturë, format i personalizuar
Nga xhami mat apo reflektues, deri te panelet me ngjyra unike që i përshtaten identitetit arkitektonik të çdo ndërtese, pa kompromis.
Integrim i lehtë në projekte apo renovime
Fasadat PV janë të dizajnuara për t’u instaluar si pjesë integrale e fasadës, me struktura të certifikuara dhe fleksibilitet maksimal
Panelet PV nga Megasol
nuk shërbejnë vetëm për prodhimin e energjisë së qëndrueshme – ato i japin çdo ndërtese një pamje unike dhe moderne. Shkëlqimi i kaltër i fasadës i kthen ndërtesat në pika referimi tërheqëse që ndërthurin estetikën me funksionalitetin.