Tek nG Solars ofrojmë panele fotovoltaike të teknologjisë së fundit, me efikasitet të lartë dhe jetëgjatësi maksimale, të prodhuara në Zvicër nga kompania lidere Megasol.
Me dizajn modern dhe kapacitet të lartë prodhimi, panelet tona përshtaten me çdo lloj objekti – qoftë me pamje klasike, ose me integrim tërësisht estetik në fasadë apo kulm.
Konvertim i energjisë së diellit në rrymë elektrike
Panelet fotovoltaike janë zemra e çdo sistemi solar – teknologjia që e shndërron dritën e diellit në energji elektrike të pastër dhe të qëndrueshme.
Reduktim i faturave të energjisë & konsumit
Panelet tona ndihmojnë në uljen e konsumit të rrjetit dhe sigurojnë pavarësi energjetike, duke ju kursyer në afat të gjatë
Zgjidhje për ndërtesa rezidenciale & komerciale
Përshtaten lehtësisht me çdo lloj ndërtese – nga objektet rezidenciale deri te komplekset komerciale apo institucionale.